Sport

Bayerni “blindon” yllin e skuadrës

Foto: Reuters

Bayern Munichu po planifikon që t’ia zgjasë kontratën yllit të skuadrës, Robert Lewandowskit, shkruan “Sky Sports”.

Kontrata aktuale Lewandowskit i skadon në verën e vitit 2023.

Interesimet e gjigantëve evropian për sulmuesin 33-vjeçar janë të mëdha dhe për këtë arsye Bayerni do ti ofrojë kontratë të re për ta mbajtur edhe më gjatë në skuadër.

Bayerni e kishte marr si lojtar të lirë nga Dortmundi në vitin 2014. Tani ai vlerësohet rreth 50 milionë euro.

34 gola në 28 ndeshje është bilanci fantastik i Lewandowskit me Bayernin këtë sezon. Ka edhe tri asistime.