Krerët e Bayern Muenchenit pothuajse janë dorëzuar para presionit të sulmuesit Robert Lewandowski, i cili po kërkon largimin nga klubi.
“Kicker” ka njoftuar të hënën, se Bayerni do ta lërë të lirë polakun, nëse Barcelona paguan 50 milionë euro për kartonin e tij. Më herët është raportuar se Lewandowski ka marrëveshje personale me Barcelonën dhe po pret që Bayerni të arrijë marrëveshje me ekipin spanjoll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Barça pritet së shpejti të bëjnë një ofertë të re për 33-vjeçarin, i cili ka kontratë me bavarezët deri në vitin e ardhshëm. Lewandowski është pjesë e Bayernit prej vitit 2014 dhe sezonin e fundit ka shënuar 50 gola në të gjitha garat.