Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni refuzon ofertën e tretë për Lewandowskin

Robert Lewandowski - Bayern Munchen

Bayern Munchen ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Barcelonës për Robert Lewandowskin. Sulmuesi polak ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet nga kampioni gjerman.

“Bild” raporton se klubi katalonjas ka ofruar 40 milionë euro plus pesë të tjera në formë bonusesh për t’i siguruar shërbimet e polakut.

Por as kjo ofertë nuk është pranuar nga drejtuesit e klubit gjerman, të cilët kërkojnë 50 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin e njohur.

Krerët e klubit gjerman ua kanë bërë me dije skuadrave të interesuara për Lewandowskin se sulmuesi nuk do të shitet pa u përmbushur kërkesat e klubit.

Artikuj të ngjashëm