Bayern Munichu e ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Barcelonës për Robert Lewandowskin, ka shkruar të enjten gazeta gjermane “Bild”.
Klubi nga Katalunja ofroi 40 milionë euro, plus 5 të tjera të garantuara për sulmuesin polak. Mësohet se Bayerni nuk po e mendon ta lërë të lirë futbollistin nën çmimin e 50 milionë eurove.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata e Lewandowskit skadon në vitin 2023, por është thënë se ai do të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere.
Ai ka shprehur dëshirë që të jetë pjesë e Barcelonës.
33-vjeçari shënoi 50 gola dhe dhuroi shtatë asistime në 46 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin në sezonin që shkoi.