Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski e Bayerni bisedojnë për të ardhmen

Përfaqësuesit e Robert Lewandowskit do të ulen menjëherë me Bayern Munichun për të biseduar rreth të ardhmes së futbollistit.

Të dyja palët i kanë ofertat e veta para këtij takimi, që do të vendosë se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit të rrezikshëm.

Kontrata aktuale e Lewandowskit skadon në edicionin 2022/23.

Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Oliver Khan, ka insistuar se Lewandowski do të qëndrojë te Bayerni edhe për sezonin tjetër, të paktën.
“Do të ishim të çmendur nëse do ta shisnim një lojtar që i shënon 30 apo 40 gola në sezon”, ka thënë ai për “Amazon Prime” në Gjermani, pas ndeshjes ndaj Villarrealit.

33-vjeçari polak ka zhvilluar 41 ndeshje në total. I ka realizuar 47 gola, ndërsa ka edhe katër asistime.