Bayern Munichu ende nuk ka nisur bisedimet me Robert Lewandowskin për zgjatjen e kontratës. Sulmuesi 33-vjeçar ka më pak se 18 muaj të mbetur nga kontrata e tij me ekipin gjerman.
Kjo do të thotë se sulmuesi polak mund të largohet si lojtar i lirë në qershor të vitit 2023. Ai mund të largohet edhe këtë verë, nëse Bayerni dëshiron ta shesë.
Interesim për Lewandowskin kanë shprehur Chelsea dhe Real Madridi. Polaku këtë edicion ka shënuar 39 gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm