Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski pa marrëveshje me Bayernin

Planifikimi i Bayern Munichut për sezonin e ardhshëm mbetet një dhimbje koke për kampionët e Bundesligës. E ardhmja e lojtarëve kryesorë është e pasigurt për shkak të kërkesave të tyre të larta për rinovimin e kontratës. Sipas “Kicker” mësohet se sulmuesi Robert Lewandowski nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Kontrata e polakut skadon në vitin 2023 dhe palët nuk po arrijnë marrëveshje dhe gjasat janë të mëdha që Lewandowski të largohet në verë. Madje, Bayerni për lirimin e tij, thuhet se po kërkon 40 milionë euro.

Lewandowski edhe këtë sezon po tregon formë të shkëlqyer, me 47 gola të shënuar në të gjitha garat.