Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni kërkon 50 milionë euro për Lewandowskin

Robert Lewandowski - Bayern Munchen

Bayern Muencheni ia ka caktuar çmimin sulmuesit Robert Lewandowskit.

Sipas “Mundo Deportivo”, klubi gjerman po kërkon 50 milionë euro për sulmuesin polak.

Lewandowski tash e disa kohë ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “bavarezët”.

33-vjeçari po kërkohet me ngulm nga skuadra e Barcelonës.

Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023.