Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batatina: E mposhta Prishtinën taktikisht

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se fitorja e skuadrës së tij ndaj Prishtinës u arrit falë taktikave që i ka përdorur ai gjatë ndeshjes.

“Fitoren ia kushtoj kapitenit të klubit. Taktikisht kam planifikuar të luajë në këtë mënyrë. Në pjesën e parë gaboi portieri, përndryshe Prishtina nuk pati raste. Në pjesën e dytë luajtëm mirë dhe arritëm fitoren. Në zhveshtore u pajtuam që ta ndryshojmë mentalitetin, ta kemi mentalitetin e fituesit. Kam rrezikuar shumë si trajner pasi kam zëvendësuar qendërmbrojtës dhe kam futur sulmues. Lojtarët treguan cilësi të jashtëzakonshme. Fitoren ia dedikoj edhe drejtorit të klubit e kryetarit. Sistemi i ligës të mundëson që brenda javës të ngjitesh shpejtë në ligë, ndoshta mund të jemi në vendin e katërt në mesjavë”, tha fillimisht Batatina.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Batatina nuk e la pa e përmendur edhe stadiumin e Prishtinës, që mbanë emrin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

“Po të isha trajner i Kosovës nuk do të humbja asnjëherë, shkaku i emrit të stadiumit. Nuk do të doja të fitonte askush këtu”, theksoi Batatina, derisa kërkon pikët e plota edhe në duelin e radhës në mesjavë në udhëtim te Ulpiana.