Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka treguar se në pjesën e dytë ndryshoi shumë gjëra për ta fituar në fund ndeshjen ndaj Fushë-Kosovës.
Ai tha se ndryshoi anën taktike e po ashtu edhe skemën e lojës për të arritur deri te fitorja.
“Jam i kënaqur me karakterin e lojtarëve. Kur një skuadër kthen rezultatin, tregon për karakterin që ka. Fushë-Kosova ka qenë e motivuar ndaj Llapit. Ka dhënë maksimumin ashtu siç kemi bërë ne. Duhet të ketë kujdes ndaj këtyre skuadrave. Ia dolëm me sukses ta kthejmë rezultatin. Në pjesën e dytë ndryshova taktikish. Angazhova lojtarë të rinj. Ndryshova skemën e lojës që të sulmojmë nga të dyja krahët. E rëndësishme ishte që finalizuam herët në pjesën e dytë e pastaj edhe shënuam edhe golin e dytë”, ka thënë Batatina për “Art Motion”.
Ai ka insistuar se ekipi i Llapit është ende duke u komponuar.
“Kemi sjellë shumë lojtar dhe sigurisht që duhet ende kohë për t’u komponuar. Kemi sjellë lojtar cilësor në skuadër dhe sigurisht duan kohën e tyre. Më gëzon që kam lojtar të tillë në dispozicion. Para ndeshjes u thash që është kënaqësi të jem para jush si trajner. Në këtë kampionat ka ekipe cilësore dhe aty janë Ballkani, Drita e po ashtu edhe Prishtina ka skuadër cilësore. Mbetet të shkojmë ndeshje pas ndeshje”, ka theksuar Batatina.
-
Batatina: 3:0 duhej të ishte rezultati për Llapin vetëm në pjesën e parë
-
Batatina: Fitore e rëndësishme pas lodhjes dhe ndeshjeve në Evropë
-
Batatina: E rëndësishme ishte të mos pësonim humbje
-
Batatina: Fitoret e tilla i karakterizojnë skuadrat kampione
-
Batatinën e gëzon ecuria e rezultateve pozitive