Rahoveci e Golden Eagle Ylli kanë fituar ndeshjet e xhiros së gjashtë të Ligës Unike në basketboll.
Rahoveci të shtunën e mposhti Kamzën me shifrat 98:56. Ndeshja është luajtur në Rahovec, kurse vreshtarët ishin pakonkurrencë. Milik Yarbrough u dallua te Rahoveci me 15 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime. Cabon Baker e Tyheim Monroe, po ashtu dhanë kontribut në fitore.
Fitore të thellë shënoi edhe Ylli i Suharekës. Ylli e mposhti në udhëtim Tiranën me shifrat 103:71. Henrik Shirko me 23 pikë e gjashtë asistime u dallua te Ylli. Gëzim Morina i kishte 14 pikë e tetë asistime, ndërsa Erjon Kastrati realizoi 22 pikë.