Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në Ligën Unike të shtunën në udhëtim te Rahoveci me rezultatin 77:72. Kjo fitore është e dyfishtë për skuadrën nga Suhareka, pasi do t'i numërohen pikët edhe në Superligë.
Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së katërt. Çereku i parë ishte i barabartë, derisa në periudhën e dytë Ylli krijoi epërsi deri në shtatë pikë 41:34.
Loja e mirë e basketbollistëve nga Suhareka vazhdoi edhe në periudhën e tretë, ku krijuan epërsi prej 10 pikëve 65:55.
Këtë epërsi mysafirët arritën ta ruanin deri në fund për rezultatin 77:72.
Te Ylli lojtari më i dalluar ishte Brandon Randolph me 23 pikë 7 asistime dhe 5 kërcime, i ndihmuar edhe nga Erjon Kastrati, që shtoi 20 pikë.
Te Rahoveci me lojë të mirë u veçua Milik Yarbrough me 20 pikë e 13 kërcime.
Ylli në Ligën Unike pas katër ndeshjeve ka tri fitore dhe një humbje, derisa Rahoveci katër humbje.