Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli shënon fitore të thellë ndaj Kamzës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë kundër Kamzës, në kuadër të Ligës Unike.

Skuadra Suhareka ka triumfuar me shifrat 89:56, në duelin e xhiros së 12-të që është luajtur të mërkurën mbrëma. Plus 33 pikë ishte fitorja e skuadrës kampione në fuqi.

Kjo ishte fitorja e 11-të e Yllit këtë sezon dhe me 23 pikë zë vendin e parë. Derisa Kamza e fundit me 13 pikë.

Me 20 pikë e shtatë asistime, Erjon Kastrati ka qenë basketbollisti më i dalluar tek ekipi kosovar. U veçua edhe Henrik Shirko me 19 pikë dhe shtatë asistime.

Te Kamza më efikasi ishte Eric Williams me 18 pikë dhe tetë kërcime.