Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli me fitoren më të thellë të edicionit

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren më të thellë këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll. Në kuadër të xhiros së tetë Ylli në Suharekë fitoi ndaj Rahovecit me rezultatin 109:59. Ylli ka dominuar plotësisht dhe herët ka siguruar fitoren.

Kështu skuadra kampione po vazhdon me rezultate të mira pas startit negativ. Rashun Davis ishte më i miri tek Ylli me 21 pikë e tetë asistime. Henrik Shirko i realizoi 20 pikë e pesë asistime. Bashir Ahmed i kishte 18 pikë e 10 kërcime.

Te Rahoveci pak më mirë u paraqit Jahi Carson me 18 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime. Por ai i kishte edhe shtatë topa të humbur.

Rahoveci pësoi humbjen e shtatë. Me nëntë pikë renditet i fundit. Ylli tani i ka 12 pikë dhe ngritet në vendin e tretë.

Artikuj të ngjashëm