Golden Eagle Ylli e ka fituar me 50 pikë dallim ndeshjen ndaj Istogut. Të dielën në Suharekë, Ylli fitoi me rezultat 126:76 ndaj skuadrës së promovuar në Superligën e Kosovës në basketboll. Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së dytë të Superligës.
Dallimi në cilësi i skuadrave ishte i madh dhe fitorja e Yllit nuk është vënë në dyshim për asnjë moment.
Ylli në xhiron e parë kishte pësuar 77:71 nga Bashkimi. Ndërkohë Istogu kishte pësuar 112:65 nga Trepça. Valon Bunjaku kontribuoi në fitoren e Yllit me 22 pikë, tetë asistime e shtatë kërcime. Jalen Nesbitt i kishte 23 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. 22 pikë i shtoi Jan Palokaj.
Arian Azemi ishte më i miri tek Istogu me 20 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.