Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll, ka startuar me humbje në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në qytetin Ploiesti të Rumanisë.
Të premten, që ishte edhe dita e parë e këtij turneu, Kosova u mposht nga Gjeorgjia me rezultatin e thellë 87:60. Kjo ndeshje i ka takuar Grupit B, të cilin e përbëjnë edhe Bosnjë e Hercegovina, Holanda, Bullgaria e Norvegjia.
Ndaj Gjeorgjisë, basketbollistët e rinj të Kosovës arritën ta fitojnë vetëm çerekun e parë (20:18), përpara se t’i humbin tre të tjerët në vazhdim.
Bardhi Istrefi me 20 pikë e 11 kërcime ishte më i dalluari te Kosova, ndërsa Norik Binqe shtoi dhjetë pikë, që ishin të vetmit me pikë dyshifrore. Te Gjeorgjia, më efikasi ishte Giorgi Sulaberidze me 21 pikë të shënuara.