Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Kosova U18 me tjetër humbje të thellë

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll e ka humbur thellë edhe ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian në Divizionin B.

Pas disfatës në ditën e parë nga Gjeorgjia, Kosova ka pësuar edhe në duelin e dytë.

Është mposhtur të shtunën nga Bullgaria me shifrat 85:65.

Bardh Istrefi me 24 pikë e 10 kërcime ishte më efikasi te Kosova, ndërsa Arlind Konjuhi pati 11 pikë të shënuara.

Ndeshjen e radhës në këtë turne që po mbahet në Rumani, Kosova e luan të dielën ndaj Holandës.