Terrance Ferguson është prezantuar me shumë buje te Bashkimi i Prizrenit, për shkak të karrierës që e kishte në NBA. Amerikani debutoi të shtunën në ndeshjen ndaj Yllit, pa lënë ndonjë gjurmë sa i takon kontributit. Ai pati telashe shëndetësore në çerekun e tretë, kur u duk se humbi ndjenjat dhe ra ngadalë në parket. U largua me barrelë nga palestra, ndërsa u kthye në çerekun e katërt dhe qëndroi në stol.
Sipas Bashkimit të Prizrenit, gjendja e basketbollistit amerikan është stabile dhe ai nuk ka ndonjë qëndrim serioz. Bashkimi ka njoftuar se Ferguson është kontrolluar nga mjekës pas ndeshjes me Yllin.
“Sipas raportit të mjekëve mbrëmë ishte në pyetje një helmim nga ushqimi që ka konsumuar gjatë ditës dhe gjithashtu rezultat i lodhjes pasi që lojtari ka arritur në Prizren diten e mërkurë dhe nuk ka pas kohë të mjaftueshme për tu adaptuar dhe nuk ka asnjë shqetësim tjeter. Sot ai është në gjendje shumë më të mirë dhe ka filluar ta marrë vetën dhe do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar ekipin”, ka njoftuar Bashkimi të dielën.
https://www.koha.net/sport/411291/ferguson-me-telashe-shendetesore-ne-ndeshjen-bashkimi-ndash-ylli/