Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi transferon lojtar me të kaluar në NBA

Bashkimi i elitës së basketbollit të Kosovës është përforcuar me Terrance Fergusonin.

Ferguson ka të kaluar në ligën NBA të basketbollit.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrës së Oklahoma City Thunder dhe Philadelphia 76ers.

“Kemi arritur marrëveshje me lojtarin amerikan Terrance Ferguson. Ai ka një eksperiencë fantastike në NBA me mbi 200 paraqitje në klubet OKC Thunder dhe Philadelphia 76ers. Mirë se vjen Terrance!”, ka shkruar Bashkimi të shtunën në faqen zyrtare në Facebook.

Artikuj të ngjashëm