Ish-lojtari i NBA-së, Terrance Ferguson, erdhi me shumë bujë te Bashkimi i Prizrenit.
Por po largohet pa lënë ndonjë gjurmë, si shumë basketbollistë amerikanë në të kaluarën.
Bashkimi të mërkurën njoftoi se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me Fergusonin.
Madje ka përmendur se kjo bëhet për arsye disiplinore.
Në fakt rrallë ndodhë që për arsye disiplinore klubi e lojtari të pajtohen për të shkëputur kontratën.
Edhe
Bashkimi sqaron situatën e ish-lojtarit të NBA-së
Kur ka shkelje disiplinore është klubi që ia shkëput lojtarit kontratën.
Ferguson në basketbollin kosovar e ka luajtur vetëm një ndeshje.
U paraqit të shtunën në humbjen 81:70 të Bashkimit nga Ylli. Në parket i kaloi nëntë minuta, ndërsa nuk shënoi pikë.
Për më tepër në çerekun e tretë thuajse humbi ndjenjat dhe nga parketi u largua me barrelë.
Edhe
Bashkimi transferon lojtar me të kaluar në NBA
Më pas Bashkimi njoftoi se Ferguson nuk ka ndonjë telashe shëndetësore dhe se në pyetje ishte vetëm lodhja.
Por të mërkurën njoftoi se ka shkëputur kontratën me këtë basketbollist.