Një ditë pas disfatës 71:64 nga Trepça në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të xhiros së dhjetë të elitës së basketbollit kosovar, Bashkimi ka shkruar për gjendjen e vështirë në klub sa u përket lojtarëve.
Bashkimi, pas disfatës së tretë rresht, të enjten ka njoftuar se ekipi po përballet me numër të madh të lëndimeve, të cilët nuk pritet të kthehen për një muaj.
Nënkampioni luajti ndaj nënkampiones pa dy amerikanët e lënduar, ndërsa gjatë ndeshjes u lëndua edhe Valon Bunjaku.
“Jemi duke kaluar një periudhë të vështirë pas lëndimit të katër lojtarëve tanë, Valon Bunjaku, Isaiah Cousins, Jeremiah Bailey dhe Besim Bytyqi, një situatë që padyshim ka ndikuar në rezultatet e ekipit tonë në tri ndeshjet e fundit. Megjithatë, sfida të tilla na focojnë edhe më shumë”, ka shkruar ndër të tjera Bashkimi.
Bashkimi po ashtu ka njoftuar se në këto ditë do të zyrtarizohen transferime të tjera, për ta mbushur zbrazëtinë e lënë nga katërshja e lënduar.
Prizrenasit pas dhjetë ndeshjeve kanë shtatë fitore e tri humbje.
-
Bashkimi reagon pasi u dënua me plot 7400 euro
-
Mobilizimi i Bashkimit, sinjal për dy përballje tjera të zjarrta
-
Bashkimi merr goditje të rëndë, Anderson humb finalet ndaj Trepçës
-
Trepça pa telashe ndaj Bashkimit edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm
-
Bashkimi “reagon” pas humbjes së finales, ndahet me dy amerikanë