Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi mposht Yllin

Bashkimi e ka regjistruar një tjetër fitore në IP Superligën e Kosovës në basketboll, ku kësaj radhe në kuadër të xhiros së XXV të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren e ka mposhtur Golden Eagle Yllin me shifrat 84:73 (26:24, 21:7, 15:25, 22:17).

Më të dalluarit te skuadra prizrenase ishin Vincent Zollo me 18 pikë e 9 kërcime dhe Mikaele Tmusic me 17 pikë e 5 kërcime.

Në anën tjetër te ekipi nga Suhareka më efikasi ishte përforcimi i fundit, Alexis Wangmene me 19 pikë e 10 kërcime, derisa Michael Harmon ka shtuar 19 pikë, 3 kërcime e 8 asistime dhe Leonard Mekaj ka kontribuar me 16 pikë, 7 kërcime e 6 asistime.

Ndërkaq në kuadër të xhiros së XXV janë luajtur edhe dy ndeshje të tjera, ku Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Trepçës dhe Borea ishte skuadër më e mirë se Kerasan Prishtina.

Sigal Prishtina të shtunën mbrëma ka shënuar fitore në ballafaqim me Trepçën me rezultat 102:73 (29:21, 20:19, 29:13, 24:20).

Edhe Bashkimi me fitore shumë të thellë ndaj Yllit Basketboll Bashkimi me fitore shumë të thellë ndaj Yllit

Granit Rugova me 32 pikë e 4 kërcime ishte më i dalluari te skuadra fituese, derisa Filip Bundoviq ka shtuar 21 pikë, 4 kërcime e 5 asistime dhe Valon Bunjaku ka kontribuar me 17 pikë.

Te Trepça më efikasit ishin Samir Zekiqi me 20 pikë, 6 kërcime e 7 asistime dhe Besnik Azemi me 18 pikë, 10 kërcime e 3 asistime.

Borea ka triumfuar kundër Kerasan Prishtinës me shifrat 90:81 (22:23, 28:17, 15:22, 25:19).

Më të merituarit për fitoren e Boreas ishin CJ Carter me 37 pikë, 7 kërcime e 10 asistime dhe Blend Matoshi me 21 pikë, 11 kërcime e 12 asistime.

Edhe Bashkimi fiton bindshëm derbin ndaj Sigal Prishtinës Basketboll Bashkimi fiton bindshëm derbin ndaj Sigal Prishtinës

Në anën tjetër te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Rinor Ahmeti me 28 pikë, Gent Shala me 15 pikë e 15 kërcime dhe Arbnor Haliti me 13 pikë, 3 kërcime e 5 asistime.

Të hënën në program është dueli i fundit i kësaj xhiroje ku Rahoveci e pret Pejën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me fillim nga ora 18:00.