Bashkimi e ka siguruar fitoren vetëm në sekondat e fundit të enjten mbrëma ndaj Golden Eagle Yllit.
Sfida shumë e fortë mes nënkampionit të Kosovës dhe suharekasve, e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, u mbyll 78:77. Bashkimi ishte vendës në ballafaqimin që i takoi xhiros së 12-të.
Prizrenasit kishin epërsi prej dy pikëve, 1 minutë e 21 skeonda para fundit, 74:72, ndërsa u shkëput në katër pikë, 76:72, pas gjuajtjeve të lira e të sakta nga Kyan Anderson.
Trevon Allen me trepikësh e ngushtoi rezultatin në 76:75.
Anderson, i cili ishte më i miri në fitoren e Bashkimit me 22 pikë, tetë asistime e katër kërcime, shënoi edhe dy herë nga gjuajtja e lirë për 78:75.
Joseph Reece e kishte aksionin e fundit. Nuk vendosi për trepikësh, por shënoi nga afërsia për 78:77. Më nuk pati kohë për kthim rezultati dhe Bashkimi iu gëzua fitores së tetë të sezonit. Prizrenasit kanë edhe katër humbje. Të njëjtat statistika i ka edhe GO+ Peja.
Me 15 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, kontribut në fitore dha edhe kapiteni Lejson Zeqiri, kurse Tj Bickerstaff dhe Ike Nëamu, shënuan nga 14 pikë.
Te suharekasit më i miri ishte Antëan Scott me 23 pikë, pesë asistime e katër kërcime.
Golden Eagle Ylli mbetet në vendin e fundit me tri fitore e nëntë disfata.