Radja Nainggolan është suspenduar për një kohë të pacaktuar nga Royal Antwerp. Bashkëlojtari i Arbnor Mujës është suspenduar për shkak të pirjes së duhanit elektronik në stol përpara humbjes 3:0 të dielën ndaj Standard Liege.
Nainggolan ka kërkuar falje në llogarinë e tij në Instagram.
“Kubi ka marrë një vendim të cilin e pranoj edhe pse mendoj se mund të jetë i rëndë për mua. Por, unë do të përpiqem të kontribuoj në një mënyrë ose në tjetrën”, ka thënë ish-mesfushori i Romës. 35-vjeçari luajti në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Standard Lieges të dielën. Ai me klubin belg ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Nainggolan javë ne kaluar u arrestua pasi drejtonte pa patentë të vlefshme shoferi.