Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona fiton me gol në kohën shtesë

la liga, barcelona, levante, sport

Barcelona ka shënuar fitore shumë të vështirë ndaj Levantes së fundit të tabelës. Të dielën mbrëma, Barça fitoi 3:2, falë golit të shënuar nga rezervisti Luuk de Jong në minutën e 92-të. Ai shënoi me goditje me kokë pas krosimit të Jordi Albas.

Ndeshja ishte dramatike. Jose Luis Morales shënoi nga pika e bardhë për rezultatin 1:0 në të mirë të Levantes (52’). Roger humbi penalltinë e dytë të Levantes, në minutën e 56-të.

Pierre Emerick Aubameyang shënoi në minutën e 59-të pas asistimit të Ousmane Dembeles për rezultatin 1:1. Pedri shënoi për 2:1 në të mirë të Barcelonës, në minutën e 63-të.

Por Levante fitoi penallti tjetër, të tretën në ndeshje. Atë e konkretizoi Gonzalo Melero në minutën e 83-të. Rezultati u barazua në 2:2.

Barcelona tani është e dyta në La Liga me 60 pikë nga 30 ndeshje. Levante është e 19-ta me 22 pikë dhe thuajse në kategorinë e dytë.

Enis Bardhi luajti prej minutës së 76-të te Levante.