Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona u afrohet rivalëve

Barcelona ka mposhtur Alavesin në xhiron e 23-të të La Ligas për t’iu afruar rivalëve në garën për titull.

Skuadra e Xavi Hernandezit fitoi 3:1 si mysafire.

Robert Lewandowski hapi serinë e golave në minutën e 22-të. Pas tij shënoi Ilkay Gundogan në minutën e 49-të. Dy minuta më pas rezultatin e ngushtoi Samu Omorodion.

Vitor Roque realizoi golin e tretë dhe të fitores për Barçën. 18-vjeçari u inkuadrua në minutën e 59-të, realizoi gol pas katër minutash, ndërsa në minutën e 72-të u ndëshkua me karton të kuq.

Barcelona tani ka 50 pikë në pozitën e tretë. Real Madridi prin me 57, ndërsa Girona është e dyta me 55. Të dyja kanë nga 22 ndeshje të zhvilluara aktualisht, e Barça 23.