Robert Lewandowski me gol në minutat shtesë ia ka siguruar fitoren Barcelonës në përballjen me Celta Vigon në xhiron e 25-të të La Ligas.
Polaku realizoi të dy golat në fitoren 2:1. Golin e parë e shënoi në fund të pjesës së parë. Iago Aspas barazoi gjithçka me të nisë pjesa e dytë. Golin e fitores e shënoi në minutën e shtatë të shtesës.
Në tabelë, Barça ka grumbulluar 54 pikë dhe është e treta. Ngel prapa Realit që prin me shtatë pikë më shumë. Në vend të dytë është Girona me 56 pikë.
Celta ka vetëm 20 pikë në pozitën e 17-të.
Artikuj të ngjashëm