Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona ruan diferencën e nëntë pikëve

Barcelona

(Tekst i përditësuar) - Barcelona e ka ruajtur diferencën e nëntë pikëve me Real Madridin e vendit të dytë. 

Barça fitoi 1:0 të mërkurën mbrëma ndaj Celta Vigos. Ndeshja i takoi xhiros së 33-të.

Lamine Yamal e shënoi golin e vetëm nga penalltia në minutën e 40-të dhe më pas u zëvendësua në minutën e nëntë të shtesës në pjesën e parë, për shkak të lëndimit. 

Barcelona e para i ka 82 pikë, ndërsa Real Madridi i dyti i ka 73. 

Celta Vigo mbetet me 44 pikë.


Zbulohet arsyeja e ndërprerjes së ndeshjes në “Camp Nou”

Ndeshja mes Barcelonës dhe Celta Vigos është ndalur në fundin e pjesës së parë. Lojtarët janë në fushë, por jo aktivë.

Edhe Barcelona bën hap të madh drejt titullit Futboll Barcelona bën hap të madh drejt titullit

Sipas Marca, ndeshja është ndërprerë për shkak të një emergjence në tribuna.

U raportua që ndihmë mjekësore po i jepet një tifozi të Celtas.
Barça po udhëheqë 1:0. 

Lamine Yamal ka shënuar golin dhe u lëndua më pas.