Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona e siguron Torresin

Sulmuesi i krahut, Ferran Torres pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Barcelonës gjatë janarit.

“Sky Sports” ka raportuar të enjten se Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e Torresit.

Detajet nuk janë bërë të ditura por raportohet se Torres do t’i kushtojë Barcelonës mbi 60 milionë euro. Barcelona ka muaj që ka shprehur interesim për Torresin, i cili është pajtuar me kushtet e klubit nga “Camp Nou”.

21-vjeçar këtë edicion te City ka regjistruar shtatë paraqitje ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim. Ai iu bashkua Cityt në vitin 2020 nga Valencia për 45 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025.