Barcelona e zyrtarizon Torresin Skuadra e Barcelonës ka zyrtarizuar transferimin e Ferran Torresit nga Manchester City.
Në njoftimin e Barcelonës bëhet e ditur se Torres ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027 dhe do të kenë një klauzolë lirimi në vlerë prej një miliard eurosh.
Po ashtu, Barça ka njoftuar se prezantimi zyrtar i Torresit do të mbahet më 3 janar kur futbollisti do të mbajë edhe stërvitjen e parë zyrtare me pjesën tjetër të klubit që do të jetë e hapur.
Torres 21-vjeçar ishte pjesë e Cityt prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Valencia kurse këtë edicion, ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në shtatë paraqitje për kampionin në fuqi të Anglisë në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm