Skuadrës së Barcelonës së shpejti pritet t’i bashkohet portieri i Espanyolit, Joan Garcia.
Barça pritet ta finalizojë marrëveshjen me Espanyolin për portierin Garcia. Kështu ka shkruar të martën “MundoDeportivo”.
Gjiganti katalunas do t’i paguajë Espanyolit 25 milionë euro për Garcian.
24-vjeçari me skuadrën e drejtuar nga trajneri, Hansi Flick, pritet të nënshkruajë kontratë për pesë edicionet e ardhshme.
Garcia është vlerësuar shumë për paraqitjet e tij në edicionin 2024/25.
Ai i ka luajtur të gjitha ndeshjet në La Liga.
Garcia pritet të jetë portieri i parë i Barçës në edicionin e ardhshëm. Portieri i dytë do të jetë polaku Wojcech Szczesny.
Gjermani Marc-Andre ter Stegen, që me vite është portieri i parë i Barcelonës, pritet të largohet këtë verë.