Futboll

E konfirmuar, Barcelona me portier të ri

Joan Garcia

Është konfirmuar që Joan Garcia do të jetë portier i ri i Barcelonës. Barça është pajtuar të paguajë klauzolën e lirimit të Garcias, që është 25 milionë euro.

Portieri i Espanyolit tashmë është pajtuar që t’i bashkohet skuadrës së Hansi Flickut, ndërsa marrëveshja e palëve është arritur, raporton të mërkurën Fabrizio Romano.

24-vjeçari do të firmosë për pesë vjet.

Me ardhjen e Garcias, do të hapet dera e largimit për gjermanin Mark Andre ter Stegen.

Ndërkohë polaku Wojciech Szczesny pritet të mbetet si portier i dytë.