Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça në garë për sulmuesin Jackson

Pas Evertonit e Aston Villas, edhe Barcelona është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Nicolas Jackson, ka raportuar “AS” të hënën. Te Barcelona, 21-vjeçari po shihet si përforcim i mirë për sulmin pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë sezon te Villarreali.

Ai ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime në të gjitha garat, ndërsa ka refuzuar rinovimin e kontratës me Villarrealin që i skadon në fund të sezonit.

Barcelona po synon transferimin falas të Jacksonit, me të cilin po shpreson të firmosë parakontratë në janar. Jackson para fillimit të këtij sezoni është promovuar në ekipin e parë të Villarrealit dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha të Evropës.

Artikuj të ngjashëm