Skuadra e Chelseat ka hequr dorë nga transferimi i Victor Osimhenit nga Napoli për ta kthyer interesimin kah sulmuesi senegalez, Nicolas Jackson. Mediumet britanike kanë raportuar të enjten se Chelsea është në negociata me Villarrealin për 21-vjeçarin, të cilin po synon ta sigurojë për edicionin e ri.
Bëhet e ditur se Chelsea ka ofruar 30 milionë euro për Jacksonin dhe pritet të arrijë marrëveshje me skuadrën spanjolle.
Jackson vitin e shkuar debutoi me ekipin e parë të Villarrealit dhe ka kontratë deri në vitin 2026.
Në edicionin e tij të parë në elitën e futbollit spanjoll, Jackson shënoi 12 gola dhe asistoi 4 herë në 26 paraqitje.