Chelsea e ka transferuar sulmuesin senegalez, Nicolas Jackson.
Jackson është zyrtarizuar të premten, ndërsa ka nënshkruar kontratë tetëvjeçare.
Ai është transferuar nga Villarreali i La Ligas spanjolle.
22-vjeçari realizoi 13-të gola në 38 paraqitje për skuadrën e Villarrealit në edicionin e kaluar, nëntë prej të cilave në tetë ndeshjet e fundit të ligës.
Jackson bëhet transferimi i dytë i “bluve” pas Christopher Nkunkut nga Leipzigu.
Transferimi i tij i ka kushtuar skuadrës londineze 37 milionë euro.