Leipzigu dhe Atalanta kanë luajtur baras në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Të enjten mbrëma, Leipzigu barazoi në shtëpi me Atalantan 1:1 dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese që luhet javën e ardhshme në “Stadio di Bergamo”.
Ishte ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave.
Luis Muriel e zhbllokoi sfidën në minutën e 17-të me një gol mjaftë të bukur.
Ishte goli i katërt i tij në garat evropiane këtë edicion.
Edhe
Lazio barazon me Atalantan në gjysmëfinalen e parë të Kupës
Andre Silva i vendësve humbi mundësinë të realizonte nga penalltia në minutën e 58-të, ndërsa Davide Zappacosta shënoi në portën e skuadrës së tij pas harkimit të Angelinos.
Berat Gjimshiti mungoi tek Atalanta për shkak të lëndimit.