Të mërkurën mbrëma është zhvilluar ndeshja e parë e një të tetës së finales në Ligën e Evropës.
Në Portugali janë takuar Sportingu dhe Atalanta, ndërsa ndeshja nuk dha fitues. Përfundoi 1:1. Paulinho shënoi në minutën e 17-të për epërsinë 1:0 të skuadrës portugeze. Për skuadrën italiane rezultatin në 1:1 e barazoi Gianluca Scamacca në minutën e 39-të.
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është paraqitur gjithë ndeshjen për Atalantan. Mbrojtësi i qendrës u ndëshkua me karton të verdhë.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 14 mars në Bergamo.