Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Atalanta – Torino

Pjesa e parë e ndeshjes në mes të Atalantas dhe Torinos ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2:2. Kjo përballje që po luhet të mërkurën, i takon javës së 20-të të mbetur në Serie A. Te Atalanta titullar është mbrojtësi Berat Gjimshiti, ndërsa në stol te Torino janë Mërgim Vojvoda dhe Etrit Berisha.

Antonio Sanabria shënoi për epërsinë e Torinos në minutën e katërt, por Atalanta barazoi rezultatin në minutën e 18-të. Ishte Luis Muriel lojtari që shënoi nga penalltia për skuadrën e Atalantas. Pesë minuta më vonë, Atalanta shënoi golin e epërsisë nëpërmjet Marten de Roon.

Ai shënoi pas asistimit të Murielit. Por në minutën e 36-të nga penalltia barazoi rezultatin në 2:2 Sasha Llukiq.