Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Leipzigu, sport, bundesliga, futbolli, 14 prill

Leipzigu i Bundesligës së Gjermanisë është gjysmëfinalisti i parë i Ligës së Evropës.

Gjermanët në ndeshjen kthyese të garës së dytë më të rëndësishme evropiane për klube, triumfuan në udhëtim tek italianët e Atalantas me rezultatin 2:0.

Me këtë fitore, Leipzigu siguroi kalimin në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 3:1, pasi ndeshja e parë në Gjermani përfundoi baras, 1:1.

Të dy golat për Leipzigun i shënoi Christopher Nkunku.

Golit të parë iu gëzua në minutën e 18-të, ndërsa tre minuta para fundit, i njëjti futbollist vulosi rezultatin final të takimit dhe kualifikimin e skuadrës së tij. Ai shënoi nga penalltia.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ishte në bankën rezervë te Atalanta.

Artikuj të ngjashëm