Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta shënon fitore tjetër, kalon në çerekfinale

Atalanta është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës, të enjten mbrëma. Atalanta në të dy ndeshjet ka shënuar fitore ndaj Bayer Leverkusenit.

Pas fitores 3:2 në Bergamo, një javë më parë, Atalanta të enjten mbrëma fitoi 1:0 në Leverkusen.

Rezervisti Jeremie Boga shënoi golin e fitores në minutën e 91-të.

Berat Gjimshiti u aktivizua te Atalanta prej minutës së dhjetë. Ai e zëvendësoi të lënduarin Rafael Toloi.