Futboll

Atalanta fiton në Gjermani ndaj Frankfurtit

Atalanta

Atalanta ka fituar me rezultat bindës në udhëtim tek Eintracht Frankfurti të mërkurën mbrëma.

Ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së ligës në Champions, Atalanta e fitoi 3:0.

Ademola Lookman, Ederson dhe Charles De Ketelaere, i shënuan golat e fitores në pjesën e dytë.

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, luajti deri në minutën e 74-t tek Atalanta.

Atalanta ka 10 pikë në pesë ndeshje dhe zë vendin e dhjetë.

Frankfurti i 28-ti ka katër pikë.