Leipzigu i Bundesligës gjermane ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës përballë Rangersit skocez.
Leipzigu të enjten mbrëma fitoi me rezultatin 1:0, me një gol që u shënua pesë minuta para fundit të gjithë ndeshjes.
Angelino ishte realizator i golit të fitores. Spanjolli shënoi gol të bukur me vollej-gjuajtje.
Ndeshja kthyese në Skoci luhet pas një jave.