Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lazio barazon me Atalantan në gjysmëfinalen e parë të Kupës

Lazio

Lazio ka barazuar me Atalantan në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. 

Ndeshja e së mërkurës mbrëma e zhvilluar në “Olimpico” të Romës, përfundoi 2:2 dhe ishte dramatike. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fisayo Dele-Bashiru shënoi për Lazion dy minuta pas pushimit, ndërsa Mario Pashaliq në minutën e 51-të i barazoi shifrat. 

Boulaye Dia ktheu epërsinë e lacialëve tre minuta para fundit, por në minutën e 89-të, Yunus Musah i Atalantas e vendosi rezultatin përfundimtar. 

Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti nuk luajtën për Lazion dhe Atalantan, ndonëse ishin në bankën rezervë. 

Ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Italisë luhet më 22 prill.