Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Juventusi i Zhegrovës turpërohet nga Atalanta

Edon Zhegrova

Artikull i përditësuar - Juventusi është eliminuar nga Kupa e Italisë. Skuadra ku paraqitet Edon Zhegrova u mposht 3:0 në udhëtim tek Atalanta, në çerekfinale të garës. 

Gianluca Scamacca në minutën e 27-të nga penalltia, Kamaldeen Sulemana në minutën e 77-të, dhe Mario Pashaliq në minutën e 85-të, i shënuan golat e fitores. 

Zhegrova luajti nga minuta e 80-të. Ndërkohë, kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes tek Atalanta. 

Në gjysmëfinale, Atalanta do të luajë me fituesin e ndeshjes Bologna – Lazio. 

Bologna është fituese në fuqi e Kupës së Italisë.


Inkuadrohet Zhegrova, pak kohë për ta ndryshuar rezultatin

Edhe Sërish s’ka minuta për Zhegrovën te Juventusi Futboll Sërish s’ka minuta për Zhegrovën te Juventusi

Edon Zhegrova është inkuadruar te Juventusi në minutën e 80-të, në ndeshjen e çerekfinales së

Kupës së Italisë ndaj Atalantas.

Atalanta është në epërsi 2:0.