Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, është përforcuar me një portier.
Ballkani të premten ka transferuar portierin Andrea Hoxha, që ka qenë pjesë e skuadrës së kategorisë së katërt të futbollit gjerman, Phoenix Luebeck.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë ka njoftuar mediumi “Sky.de”.
“Andrea është portier me potencial të madh. Ne do të luajmë në garat ndërkombëtare, dhe mendoj se është një hap i madh për të”, ka deklaruar të enjten drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi.
Hoxha 23-vjeçar ka katër paraqitje me grupmoshën U21 të Shqipërisë.