Ballkani ka publikuar katër ndeshjet e radhës në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës në futboll më 6 tetor luan ndaj Sivassporit në Turqi, ndeshje që nis prej orës 18:45.
Më 13 tetor e pret klubin turk në “Fadil Vokrri”. Ndaj Sivassporit do të luajë nga ora 21:00. Si vendas e pret edhe Slavian e Pragës më 27 tetor (21:00), ndërsa ndeshjen e fundit e luan ndaj Clujit në udhëtim më 3 nëntor nga ora 18:45.
Të gjitha ndeshjet i takojnë Grupit G të Ligës së Konferencës.
Ballkani është skuadra e vetme në Kosovë që ka siguruar pjesëmarrjen në fazën grupore të një gare të organizuar nga UEFA. Ballkani pas dy ndeshjeve ka një pikë. Barazoi me Clujin në Prishtinë, por u mposht ngushtë 3:2 nga Slavia.

Artikuj të ngjashëm
-
Ballkani synon pikë në udhëtim te Sivasspori
-
Ballkani në grup me Slavia Pragën, Clujin e Sivassporin
-
Ballkani mëson datat e ndeshjeve të Ligës së Konferencës
-
Sot Ballkani mëson grupin dhe kundërshtarët në Ligën e Konferencës
-
Ballkani mund ta nisë rrugëtimin e ri evropian ndaj ndonjë skuadre të madhe