Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani mëson datat e ndeshjeve të Ligës së Konferencës

Ballkani e nis në Çeki dhe e mbyll në Zagreb fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Të shtunën, ekipi nga Suhareka ka publikuar datat e ndeshjeve që do t’i luajë në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani është pjesë e Grupit C, së bashku me Dinamo Zagrebin, Viktoria Plzenin e Astanan.

Në fazën e grupeve, Ballkani në total do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje.

Ndeshjet e para të grupeve, zhvillohen më 21 shtator, ndërsa Ballkani do të jetë mysafir i Plzenit. Pas Plzenit, Ballkani luan në Prishtinë me Dinamo Zagrebin më 5 tetor, ndërsa më 26 tetor e pret Astanan e Kazakistanit.

Duelin e xhiros së katërt, Ballkani e luan më 9 nëntor në udhëtim te Astana, përpara se ta presë Plzenin më 30 nëntor. Ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Ballkani e luan në udhëtim te Dinamo e Zagrebit më 14 dhjetor.

 

Artikuj të ngjashëm