Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani synon pikë në udhëtim te Sivasspori

Kampioni i Kosovës, Ballkani, sot nga ora 18:45 do ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore në Ligën e Konferencës.

Ballkani në ndeshjen e tretë do të luajë në udhëtim te skuadra turke, Sivasspor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky ballafaqim i takon Grupit G.

Skuadra e Sivassporit ka katër pikë në dy ndeshje të luajtura, aq sa i ka edhe Slavia e Pragës në vendin e parë por goldallim më të mirë.

Ballkani është i treti me një pikë. Një pikë e ka edhe Klluzhi në vendin e fundit.

Në rast të fitores, Ballkani do të vazhdonte ëndrrën për kalimin në fazën e plejofit të kësaj gare.