Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka mësuar kundërshtarin e ndeshjes së parë të edicionit 2023/24 në Superligën e Kosovës në futboll.
Shorti për edicionin e ri është tërhequr të premten, ndërsa Ballkani e nis mbrojtjen e titullit kundër Lirisë, ekip që është rikthyer në elitë pas katër vjetësh në Ligën e Parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBallkani do të jetë mysafir i Lirisë në Prizren.
Ndërkohë, nënkampionia në fuqi, Drita në xhiron e parë do të luajë në shtëpi pasi do të përballet me skuadrën e Llapit.
Prishtina do të ndeshet me Feronikelin ’74, duel ky që do të luhet në kryeqytet.
Ndërsa, dy çiftet tjera të xhiros së parë, janë Dukagjini – Malisheva dhe Fushë Kosova – Gjilani.
Edicioni 2023/24 i Superligës së Kosovës në futboll nis më datën 12 gusht.