Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale planifikon të kthehet te Reali

Gareth Bale pret që në fund të edicionit të kthehet te Real Madridi. Sulmuesi i krahut ka zbuluar se është plotësisht i sigurt se pas huazimit do të mbetet në Madrid.

“Arsyeja kryesore që erdha te Tottenhami ishte që të luaja më shumë. Kam edhe një vit kontratë me Real Madridin. Plani im është që të kthehem aty. Nuk kam planifikuar të largohem”, deklaroi Bale.

31-vjeçari këtë sezon me londinezët në 25 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe tri asistime.

Artikuj të ngjashëm